Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”, ku gjatë emisionit vendosi “pikat mbi i” për marrëdhënien e tij me Kejsin.

Gjatë sfidës të realizuar për të, Stresi duhet të kalonte disa dënime dhe një nga dënimet ishte të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me Kejsin partneren tënde në Whatsapp.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres. Në bisedë ishin dy video. Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën u shpreh se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Kejsit.



