Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Vetëm pak ditë para ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Ledri i ka kushtuar vogëlushes një këngë.

Kënga mban titullin "Si baba" dhe në të Ledri shpreh të gjitha emocionet që ndjen.

Ai i jep disa këshilla të bijës kur të rritet dhe ta dëgjojë këtë këngë.

Ledri shprehet se po i numëron ditët kur do e marrë në krahë vogëlushen dhe mendon se ajo do ketë sytë e Sarës.
