Çifti shumë i dashur për publikun, Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë në shkurt të vitit që lamë pas. Elita solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Zëri.

Ai ka fituar menjëherë zemrën e të gjithëve, pasi të dy prindërit e publikojnë shpesh në rrjete sociale. Së fundmi, Elita ka ndarë disa foto pranë tij në Instagram, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim të ëmbël.

“E di që je rritur tashmë, por zemra ime nuk e pranon këtë. Në zemrën time do jesh gjithmonë vogëlushi im i ëmbël”, ka shkruar moderatorja. Kujtojmë se Elita dhe Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
View this post on Instagram





