Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 416 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Viktimat janë një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Shkodra.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
