Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 165 raste të reja me Covid sot, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 10 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 960 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 165 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.