Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 16:04

Nora Istrefi del pa pikë grimi, ja si duket ajo

Nora Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të komentuara, si në media ashtu dhe nga publiku. Ajo numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, ku dhe publikon vazhdimisht foto të ndryshme.

Nora është shfaqur gjithmonë e kuruar deri në detaje, mirëpo së fundmi ka publikuar një foto natyrale. Këngëtarja shihet në një qendër estetike, duke bërë një trajtim për lëkurë.

Në foton në fjalë, fytyra e Norës është e freskët dhe pa pikë grimi.