Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 15:03

Kosovë/ 4 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 566 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 80 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me Koronavirus (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).