Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 14:02

Kryebashkiaku i Librazhdit del me Koronavirus

Kastriot Gurra, kryebashkiaku i Librazhdit është infektuar me Koronavirus. Ai është kontaktuar nga "Abc News" dhe ka konfirmuar se tamponi i ka dalë pozitiv.

Gurra ka treguar se ka simptoma të lehta dhe është mirë me shëndet.