Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 13:01

'Është i duhuri, familja ime e do', këngëtarja shqiptare flet për herë të parë për të dashurin

Pak kohë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha bëri publike lidhjen e saj të dashurisë. Ajo publikoi në rrjete sociale një foto krah partnerit, por duke i mbuluar fytyrën.

Megjithatë, mediat e huaja zbuluan menjëherë se i dashuri i saj është kinematografi Keyan Safayari. Dyshja u fotografuan duke u puthur në Los Angeles.

Së fundmi, në një intervistë për "Entertainment Tonight" Bebe ka folur për herë të parë rreth Keyan-it. Këngëtarja është shprehur se ai është një njeri i veçantë dhe ndjen se është i duhuri për të. Ajo e ka prezantuar dhe me familjen, çfarë tregon se gjërat mes tyre janë shumë serioze.

"Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë", tha Bebe.