Gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ambiente të hapura (edhe në rrugë).
Qytetarët që nuk do ta zbatojnë këtë rregull do të gjobiten. Shuma do t'i kalojë si detyrim te fatura e energjisë elektrike.
"Nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të ushqimit që merr. Gjoba do të apikohet tek fatura e dritave. Për ata që ankohen për gjobën, mjafton që të mos e marrë. Ne nuk mund të rrezikojmë shumë për disa persona që edhe ata janë të shumtë", u shpreh Rama.
