Këtë të shtunë gjatë një konference për shtyp, së bashku me ministren Manaatirliu, kryeministri Rdi Rama ka folur rreth situatës së Koronavirusit në vend. Rastet e infektuara janë shtuar, por a do të rikthehet karantina?
Rama shprehet se nëse nuk rritet ndërgjegjësimi mes qytetarëve, një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Qytetarët duhet t'i qëndrojnë strikt rregullavs nëse nuk duan të rimbyllen sërish.
“Duhet të kemi parasysh që me ftohjen e sezonit, me uljen e temperaturave, me spostimin e masave të njerëzve nga jashtë brenda dhe me rritjen e njerëzve që rrinë në mjedise të mbyllura apo ajrin e kondicinuar, rrezikshmëria e infektimit rritet në mënyrë eksponenciale. Duhet t’i qendrojmë strikt rregullit të ri që do të vendosim nëse nuk duam që të rimbyllemi.
Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Kështu që më mirë sot të hedhim një hap tjetër, të jemi të gjithë bashkë dhe solidarë, se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin në drejtim të paditur të ardhurat e familjes. Mos harroni që kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit", tha kryeministri.
