Pasi u bë i famshëm me rolin e "Sarpit" në serialin "I infiltruari", Çagatay Ulusoy u kthye në një nga aktorët më të pëlqyer nga publiku. Jeta e tij, si profesionale ashtu dhe private, përbën interes dhe për shqiptarët që e kanë ndjekur deri në fund serialin e tij.

Çagatay është një ndër aktorët më të suksesshëm turk dhe një ndër më të paguarit, mirëpo ai bën një jetë modeste, duke mos rendur drejt gjërave të luksit. Mediat turke kanë bërë me dije se aktori ka blerë së fundmi një makinë të re dhe zgjedhja e tij i ka habitur të gjithë.

Ai ka blerë një Land Rover të vitit 2002 dhe është një ditë më parë është fotografuar me të.








