Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Tetor 2020, 09:09

Çfarë pamjeje! Olta Gixhari ndan pozën më të ëmbël me të birin

Me datë 21 gusht, aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Amar, me të cilin ndan shpesh foto në rrjete sociale.

Olta është treguar shumë diskrete, duke mos e zbuluar në asnjë moment fytyrën e të birit. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet e veshur me të kuqe, ndërkohë që sheh me dashuri të voglin që ndodhet në karrocë.

"Amar mi vida (jeta ime", ka shkruar aktorja në spanjisht. Kujtojmë se ajo jeton prej kohësh në Spanjë, së bashku me partnerin.