Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 22:10

Tyga ngacmon Rinën në privat, reperja i kthen përgjigjen epike: I dashuri im të...

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e reperit me famë botërore, Tygës. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e kuruar deri në detaje dhe reperi nuk i ka rezistuar dot.

Tyga i ka dërguar në mesazh privat foton e saj, shoqëruar me disa emoji të zjarrit. Këtij ngacmimi, Rina i ka kthyer një përgjigje epike.

"I dashuri im është shqiptar...", i ka shkruar ajo, duke i nisur një video të Sin Boyt, i cili shfaqet duke hapur një gropë. "Do të gropos të gjallë", dëgjohet të thotë i dashuri i Rinës në video.