Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 20:08

U bë baba para 5 javësh, këngëtari i njohur fotografohet për herë të parë me vajzën në publik

5 javë më parë, këngëtari i njohur Ed Sheeran u bë baba për herë të parë. E shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Lyra Antarctica.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari, teksa publikoi një foto të çorapeve të vajzës së tij, të vendosura në një batanije të thurur.

Së fundmi, Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë me vogëlushen. 29-vjeçari është shfaqur në publik me Lyrën, i veshur shumë thjeshtë dhe me një kapele në kokë.