Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 18:06

Sytë zemra: Olta Gixhari tregon foton e plotë të vogëlushit Amar

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Amar.

Që nga ai moment, i vogli është bërë kryefjala e jetës së saj, të cilës i ka dhënë një kuptim tjetër. Olta publikon shpesh foto pranë tij në rrjete sociale, mirëpo pa i zbuluar portretin.

Së fundmi, aktorja e ka fotografuar Amarin teksa fle përmbys dhe foton e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Ajo i ka vendosur një zemër blu mbi fytyrë.