Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 18:06

Gjyshi e ndihmon Dojnën për të blerë rrobat dhe kjo është padyshim videoja më e ëmbël e ditës

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto dhe video nga përditshmëria, ku shpesh shihet pranë të dashurve të saj.

Dojna ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të veçantë me gjyshërit e saj, të cilët i nxjerr shpesh dhe në Instagram. Sot moderatorja ka ndarë një video gjatë një blerje online, ku shihet se fillimisht konsultohet me gjyshin.

Në videon në fjalë, Dojna shihet duke kontrolluar për veshje dhe këpucë, teksa i thotë gjyshit "Më thuaj po të pëlqeu diçka". "Blerësi im personal! Gjyshi Sevi", ka shkruar moderatorja krahas videos.