Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Shkurte Gashi është në pritje të fëmijës së parë. Lajmin e bëjnë të ditur burime për "Prive", sipas të cilave Shkurte është në 10 javëshin e fundit të shtatzënisë.

Është zbuluar se këngëtarja është në pritje të një djali.

Po të njëjtat burime kanë treguar se kjo ka qenë dëshirë e këngëtares për ta mbajtur të fshehtë këtë lajm dhe pritet ta ndajë pak ditë më vonë me disa fotografi që do publikojë në rrjete sociale.

Shkurte nuk është aktive në muzikë prej një viti dhe pojekti i fundit muzikor që ajo ka publikuar është ai në bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”.




