Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 16:04

90 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej në 24 orët e fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 9 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 932 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 167 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë”.

Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 74-vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana