Regjisori i njohur, Eduart Grishaj ka publikuar në Instagram një video ku shihet duke ushqyer disa lepuj me misra. Me humor Eduart i ka premtuar Arbanës se ditën e nesërme do t’ja çojë të gjithë lepujt në shtëpi për drekë.

“Arbana Osmani receta ime për 5 minuta për një super darkë. Nesër do t’i sjellë të gjithë për drekë”, ka shkruar Grishaj.

Arbana e ka ri postuar videon duke shkruar: “Joni thotë na i sill të gjithë se do i mbaj te dhoma”.
Arbana dhe Eduarti prej kohësh jetojnë në një shtëpi dhe shumë shpejt do e zgjerojnë familjen e tyre me një bebush.




