Nga Shqipëria / E Premte 9 Tetor 2020, 10:10

Bëmë mama të të ngjaj: Vajza e Monica Belluccit mahnit botën me bukurinë

Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-it dhe Vincent Cassel është shfaqur në kopertinën e Elle në Francë, 31 vite pas kopertinës së parë të nënës së saj.

Me tiparet e Bellucci-it dhe sigurinë e Cassel, Deva duket një yll teksa pozon.

Në llogarinë zyrtare të Instagram-it, aktorja italiane ka postuar foton e së bijës nën shkrimin: “Njëherë e një kohë ishte një vajzë e vogël…Koha fluturon shpejt! Uroj që jeta të të mbrojë dashuria ime.”

Kjo nuk është hera e parë për 16-vjeçaren që përballet me aparatin dhe kamerën në projekte të rëndësishme.