Së fundmi në media u përfol se një ndër çiftet më të komentuar të showbizit, Fero dhe Arbenita janë ndarë. Thashethemet u nxitën edhe nga postimet e modeles në Instagram e cila linte të kuptohej që dikush e ka dashur vetëm për interes.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet”, shkruhej në postim. Në një postim tjetër Arbenita shkruante se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron. “Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur", shkruhej në postim.

Megjithatë duket se këto statuse nuk kanë qenë aspak për Feron sepse "Prive" raportoi pak më parë se çifti nuk është ndarë.

Këtë e ka vërtetuar edhe vetë Arbenita, e cila ka publikuar në Instagram një video shumë të ëmbël, duke treguar se mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në shoqërinë e Feros.

Në video Arbenita shihet duke përkëdhelur kokën e reperit ndërsa ai qëndron në celular.






