Aktori i mirënjohur i humorit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi janë një çift shumë i dashur për publikun shqiptar. Sot Ira ka festuar ditëlindjen, e rrethuar nga dashuria e miqve dhe sidomos e familjes.

Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shfaqet me një buqetë lulesh në duar. Bukuroshja ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, mes të cilave ka spikasur urimi i veçantë i bashkëshortit.

"Gëzuar zemra ime! Siç e ke zemrën, ashtu u bëftë", ka shkruar Gazi.






