Pak kohë më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi bëri një ndryshim drastik në pamje. Ajo humbi goxha peshë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Fifi nuk i ka kursyer fotot me pamjen e re në rrjete sociale, duke surprizuar ndjekësit. Së fundmi ajo ka pozuar e veshur me të zeza dhe me një make up të kuruar deri në detaje.

Përpos komplimenteve të shumta, shumë nga ndjekësit kanë shpërthyer në komente të tilla si: "Rroftë plastika", "U bëre dhe ti si tjerat", "Si të dobësohesh të tërheq zhveshja", "Iku dhe Fifi". Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve pasi ajo ka sqaruar dhe më parë se ndihet shumë mirë me veten e saj.





