Nga Shqipëria / E Enjte 8 Tetor 2020, 18:06

U infektua me Koronavirus, flet Silva Bino: Kalova një formë të rëndë të tij, por...

Pak ditë më parë u bë me dije se shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ishte infektuar me Koronavirus. Ajo u shtrua te Infektivi me temperaturë 39 gradë, por më pas gjendja e saj u stabilizua.

Së fundmi, në një komunikim online për gazetarët, Bino ka treguar se ka kaluar një formë të rënë të Koronavirusit por fatmirësisht është shtruar në kohë në spital.

“COVID-19 nuk është grip. Edhe gripi është një sëmundje serioze, por COVID-19 është edhe më serioz pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të tij, por erdha në kohën e duhur në spital. Që të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.