Genta Gjalpi, ish-banorja e "Big Brother", vazhdon të mbetet në vëmendje të mediave prej vitesh, edhe pas mbarimit të reality show-t.

Kohët e fundit Genta i kishte vendosur qëllim vetes të binte nga pesha dhe ia ka arritur qëllimit. Ish-banorja i ka lënë gojëhapur ndjekësit me fotot e fundit ku shfaqet në superformë.

Me pamjen e re, Genta ka ndryshuar totalisht, aq sa mund të themi nuk njihet.

Ish-banorja ka pozuar shumë elegante në fotot e fundit dhe komplimentat nuk kanë munguar.





