Pak ditë më parë aktori i njohur italian, Gabriel Garko deklaroi se është homoseksual. Deklarata e tij shkaktoi bujë të madhe në media dhe te publiku.

Së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar se aktori është në një lidhje, madje dhe identitetin e partnerit aktual. I dashuri i Garkos quhet Gaetano Salvi dhe është 23-vjeç.

Ato janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e aktorit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia. Garko po mundohet ta ruajë sa më diskrete këtë romancë dhe ende nuk dihet se kohë kanë me njëri-tjetrin.





