Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 411 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Fatkeqësisht betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar një 62 vjeçar dhe një 66 vjeçare nga Lezha dhe një 67 vjeçare e një 80 vjeçar nga Tirana.
Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
