Nga Shqipëria / E Enjte 8 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 169 raste të reja sot, pas Tiranës këto janë 2 qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 8 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 971 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 169 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.