Nga Shqipëria / E Enjte 8 Tetor 2020, 16:04

'Një bekim nga Zoti', u prek nga Covidi, Trump befason të gjithë me deklaratën

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se ndihet mirë pasi u prek nga Covid-19, dhe e përshkruan atë si "një bekim nga Zoti".

Në 24 orët e fundit, presidenti nuk ka patur simptoma Covidi dhe ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë, tha mjeku i tij, Sean Conley.

Në një videomesazh Trump tha se të gjithë amerikanët duhet të trajtohen njësoi si ai dhe premtoi të sigurojë ilaçe falas nga "Regeneron Pharmaceuticals".

"Ky ishte një bekim i maskuar, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme", tha Trump duke shtuar se do të kërkojë autorizim për përdorim urgjent për ilaçet.

Presidenti nuk harroi të sulmonte sërish Kinën duke u thënë Amerikanëve: "Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh".