Djali i aktorit të njohur William Levy ka pësuar një aksident në fushën e golfit. Mediat meksikane raportojnë se makina e golfit ku ndodhej 14-vjeçari është përmbysur dhe i ka shkaktuar lëndime të shumta. Christopher është dërguar në spital me urgjencë dhe i është nënshtruar menjëherë operacionit.

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i kanë falenderuar të gjithë për mbështetjen nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijëbesimtar. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë! Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amen!”, kanë shkruar aktorët.





