Nga Shqipëria / E Enjte 8 Tetor 2020, 12:12

Ceremoni e thjeshtë dhe hyjnore, martohet Devis Xherahu

I tek “Rudina”, këngëtari i njohur Devis Xherahu ka dhënë lajmin e bukur se shumë shpejt, brenda këtij viti ai do të martohet me modelen Ertemiona Mejdanin.

Devisi tregoi se ka planifikuar t'i propozojë Ertemionës e më pas do mbajnë një ceremoni të thjeshtë e hyjnore.

Këngëtari shprehu edhe dëshirën për t'u bërë baba.

Rudina Magjistari: Ti vetë kur do bëhesh baba?

Devis Xherahu: Shumë shpejt do zyrtarizohet lidhja jonë, brenda vitit 2020.

Rudina Magjistari: Do bëni ndonjë ceremoni?

Devis Xherahu: Mendojmë për një ceremoni, por unë nuk jam ai partizani i dasmës së madhe. Më pëlqen një ceremoni shumë e thjeshtë dhe hyjnore, shumë e brishtë dhe e pafajshme dhe këtë pres të bëj. Do i bëj një propozim ulur në gjunjë. Për fëmijë kemi shumë dëshirë, por e ka Zoti në dorë. Kam rënë më shumë pas punëve dhe karrierës, unë shëtit shumë dhe dua të jem afër fëmijës. Dua të jem gjithë kohës pranë fëmijës kur të vijë.