Dy futbollistët e Kombëtares, Rei Manaj dhe Keidi Bare kanë dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.
Një moment gazmor është regjistruar para se sulmuesi lushnjar të fillonte të fliste. Bare që ishte krah tij, nuk e mbante dot të qeshurën në konferencë.
