Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta, u bë nënë për herë të parë në muajin qershor të këtij viti me ardhjen në jetë të Kridit. Klea ndan shpeshherë foto me vogëlushin dhe eksperiencat si nënë e re.

Së fundmi moderatorja ka ndarë një moment të të birit me Elgitin, duke treguar se i vogli i ka ngjarë babit artist.

“Artist si babi, por dhe mami nuk është keq. Bota ime”, ka shkruar Klea krah postimit ku Elgiti shfaqet i qeshur me Kridin pranë.




