Së fundmi i ftuar në emisionin ‘NIN’ në Klan Kosova, reperi i njohur Stresi foli për ndarjen e bujshme nga Keisi duke deklaruar se aktualisht ata nuk janë bashkë, mirëpo ajo ende e mban mbiemrin e tij.

Ndërkohë në profilin e saj në Instagram Keisi kishte postuar një foto ku tregonte ID e punës e ku shihej se mbante mbiemrin e familjes së saj. Kjo nxiti thashethemet se dyshja janë ndarë.

Pas këtyre lajmeve, Keisi ka reaguar për "Revista Who", ku tregon se nuk e ka ditur për deklaratën e reperit dhe nuk ka bërë asnjë veprim me tendencë. Madje ajo shton se ata janë akoma të martuar dhe se mban mbiemrin e Stresit.

"Nuk ju kunderpergjigja, foton e kisha hedhur perpara se te dilte intervista e tij. E hodha ate foto sepse kishin perdorur foton qe kam ber per Revista who aktualisht. Dhe ndaj e konsiderova foton me te bukur sepse ishte e ber professionalisht prej jush. Nuk i jam kunderpergjigjur dhe akoma mbaj mbiemrin e tij sepse nuk jemi divorcuar", tha Keisi.



