Së shpejti do të rikthet "Kënga Magjike", festivali që mbledh këngëtarët më në zë, artistët e rinj dhe që pritet me padurim nga publiku.

Ardit Gjebrea ka zbuluar se "Kënga Magjike" do të rikthehet në 21 mars.

“Në 21 mars 2021 fillojmë tek E diela shqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finale”, ka shkruar Arditi në një postim në Instagram.

Këngëtarja e parë që ka zbuluar se do të jetë edhe këtë vit pjesëmarrëse e festivalit është Orgesa Zaimi.



