Ylli i spektaklit të famshëm, “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian është një ndër të ftuarat e emisionit “My Next Guess Needs No Introduction”, me David Letterman. Kjo seri do të transmetohet me datë 21 tetor në Netflix, ndërkohë që videoja promo i ka bërë të gjithë kuriozë.

Gjatë intervistës me Latterman Kim shfaqet duke qarë dhe duke fshirë lotët. “Nuk e di pse po qaj, kam folur edhe më parë për këtë gjë”, dëgjohet të thotë ajo, ndërkohë që arsyeja e lotëve të saj do të zbulohet me 21 tetor.

Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për Kimin. Kujtojmë se i shoqi, Kanye Ëest bëri disa deklarata tronditëse në Tëitter dhe më vonë u zbulua se ai vuan nga bipolariteti.




