Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 914 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 162 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatmirësisht betejën me Covid e kanë fituar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
