Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 407 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra dhe një 75 vjeçar nga Korça.
Ndërkohë në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
