Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 509 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 49 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.
Po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë (1 rast nga Klinika Infektive - QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren). Numri i përgjithshëm i viktimave nga Koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 638.
