Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Tetor 2020, 15:03

Pas 5 muajsh në "arrest shtëpie", ja çfarë vendosi Prokuroria për Zogun e Tiranës

Prezantuesi Hermes Nikaj, i njohur si "Zogu i Tiranës", që prej 5 muajsh vazhdon të jetë në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Së fundmi, burime për "Xing.al" kanë bërë me dije se Nikaj është paraqitur në Prokurorinë e kryeqytetit.

Prokurorët e çështjes e kanë njoftuar prezantuesin se është vendosur që hetimet të mbyllen. Ende nuk dihet edhe për sa kohë ai do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Mësohet se përfaqësuesit ligjorë të 26-vjeçarit do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë dhe kalimin në "detyrim me paraqitje". Mbetet për t'u parë se çfarë do të vendoset në seancën përfundimtare, ndërkohë që Nikaj prej kohësh ka deklaruar se është i pafajshëm.