"Abc News" ka raportuar se një edukatore në Ballsh ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Për këtë arsye është mbyllur kopshti numër 1 në qytet.
Në këtë kopsht, i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë, mësojnë më shumë se 100 fëmijë. 12 personave nga personeli i kopshtit u janë marrë tamponet dhe janë në pritje të rezultatit.
