Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.

Ditën e djeshme, me anë të një postimi në rrjete sociale, Ledri tregoi për herë të parë ekon e foshnjës. "Jom ka des sytë me t'i pa", shkruante ai krahas postimit.

Të njëjtën foto e ka ndarë me ndjekësit dhe e ëma e Ledrit, Xheraldina, e cila mezi po pret që e vogla të vijë në jetë. "Edhe gjyshja mezi s'pret me të pa", ka shkruar ajo.







