Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Tetor 2020, 11:11

E bija feston ditëlindjen e parë, Granit Xhaka i dedikon fjalët më të ndjera

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja Leonita u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit që lamë pas. Leonita solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

Që nga ai moment dyshja nuk i kanë kursyer fotot pranë së voglës, e cila sot feston 1-vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Graniti ka publikuar një foto të saj në rrjete sociale. Ajo shihet në vaskë, e rrethuar nga tullumbace të shumta.

Krahas fotos, futbollisti i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të ëmbla. “Urime ditëlindjen princesha ime e bukur! Nuk mund të besoj se je zyrtarisht një vjeç. Faleminderit që më bën gjithmonë të buzëqesh! Jam babai më i lumtur në botë, shkaku yt”, ka shkruar ai.