Altin Basha dha dorëheqjen nga Portokalli pas 17-vitesh si udhëheqës i këtij spektakli, për shkak se i ishin hequr shumë kompetenca. Vendin e tij e zuri regjisori Indrit Çobani.

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka thumbuar së fundmi Bashën për largimin e tij. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai e ironizon se përfundoi nga regjisor në asistent regjisor.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”, ka shkruar Juli.





