Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Tetor 2020, 09:09

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha blen rroba për të voglën e saj

Siç tashmë dihet, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë. 

Dyshja mezi po presin që vogëlushja të vijë në jetë dhe nuk i kanë kursyer postimet në rrjetet sociale. Sara ka publikuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur dhe i ka mbajtur ndjekësit e informuar se si po i shkon shtatzënia. 

Ajo është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe ka filluar me përgatitjet. Bukuroshja ka publikuar në Instastory një foto nga një dyqan me rroba për fëmijë, duke treguar se ka nisur me blerjet për të voglën e saj.