Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Tetor 2020, 09:09

Në pritje të ëmbël, Afërdita Dreshaj flet për shtatzëninë

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Afërdita është në pritje të një djali, i cili pritet të vijë në jetë në mars të vitit 2021.

Lajmin e ëmbël e dha vetë ajo pak ditë më parë, me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Së fundmi, Afërdita ka ndarë me ndjekësit emocionet e shtatzënisë. Në një status në Instastory, mes falenderimeve për urimet, ajo shkruan se mezi po presin të bëhen prindër.

"Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur", ka shkruar ajo.