Nga Shqipëria / E Martë 6 Tetor 2020, 19:07

E akuzoi për vjedhje, Loredana dëmshpërblen me një shumë të majme parash zviceranen

Loredana zbuloi pak kohe me pare se ajo i ka dhene fund debateve me zviceranen Petra Z. Loredana postoi një foto, në të cilën shihej duke komunikuar me të dhe shkruante “01.09.2020”.

Gazeta zvicerane “20 minuten” ka mësuar se zyra e prokurorit të Luzernit ka mbyllur çështjen, me kërkesë të të dyjave palëve, që kanë rënë dakord në një marrëveshje.

Sipas marreveshjes, Loredana i ka paguar gruas zvicerane rreth 400 mijë franga. “20 minuten” shkruan se ajo i ka kërkuar edhe falje dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj. Reperja ka paguar edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore të zonjës Petra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on