Nga Shqipëria / E Martë 6 Tetor 2020, 15:03

‘Rejanit’ i ndodh gjëma, infektohet me koronavirus aktori turk

Serialit "Hercai", i transmetuar edhe ne Shqipëri me titullin "Rejan" i ka ndodhur gjëma pasi nje prej aktorëve eshte infektuar me koronavirus dhe kjo e ka bërë më të vështirë xhirimin e serive të reja. 

Mediat turke raportojnë se testi ka dalë pozitiv për aktorin Macit Sonkan, një nga mjeshtrit e kinematografisë turke. Pas këtij lajmi, i gjithë ekipi i serialit është testuar.

Thuhet gjithashtu se xhirimet e serialit do të pezullohen për të parandaluar infektimin e aktorëve të tjerë.

"Rejan" është ndër serialet më të ndjekurit në Turqi, Shqipëri e kudo ku po transmetohet.