Nga Shqipëria / E Martë 6 Tetor 2020, 12:12

'Ndodhi një keqkuptim i madh', Stresi tregon si u nda nga Keisi

I ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, reperi Stresi ka folur per ndarjen e bujshme nga Keisi duke u shprehur se keqkuptimet  nisën pas daljes së tij nga burgu dhe për shkak se të tjerët ja tregonin asaj historitë ndryshe.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, u shpreh Stresi.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi.